Mobi Casa

Haliti: Ende ka “shpresa” që të zhvillohet ekonomikisht Gjilani dhe Anamorava

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Burim Haliti thotë se edhe buxheti i Komunës së Gjilanit varet nga pushteti (buxheti) qendror dhe në kuptimin financiar kemi varshmëri nga niveli qendror i qeverisjes, me arsyetimin se ne si komunë nuk kemi kapacitete financiare për të mbushur arkën komunale mjaftueshëm për qytetarin gjilanas.

Niveli lokal i qeverisjes është tejet specifik në aspektin e qeverisjes sepse, varet nga pushteti qendror për shkak të kompetencave të deleguara sidomos në çështjet ekonomike dhe financiare. Në përgjithësi komunat në Republikën e Kosovës në kuptimin financiar janë të varura nga pushteti (buxheti) qendror me një përqindje të lartë me rreth 70% të buxhetit qendror sepse, ende komunat nuk kanë aftësi financiare për të siguruar të hyra të mjaftueshme më të larta për buxhetin komunal dhe për ta aplikuar më shumë pavarësinë financiare shprehet për rajonipress Burim Haliti nga ISLD.

Burim Haliti thotë se edhe buxheti i Komunës së Gjilanit varet nga pushteti (buxheti) qendror dhe në kuptimin financiar kemi varshmëri nga niveli qendror i qeverisjes, me arsyetimin se ne si komunë nuk kemi kapacitete financiare për të mbushur arkën komunale mjaftueshëm për qytetarin gjilanas.

FIDANISHTJA

Një nga arsyet bazike pse ekonomia gjilanase po vazhdon me ngecje është, sepse nuk kemi përkrahje financiare nga niveli qendror i qeverisjes dhe kjo është një ritëm qeverisës që po vazhdon nga e kaluara. “Së pari ne si rajon dhe komunë duhet të kthejmë përkrahjen proporcionale financiare në aspektin politik, për të na mbështetur financiarisht dhe së dyti ne duhet sa më shumë që të jetë e mundur të investojmë në zhvillimin e infrastrukturës gjilanase” mendon Haliti.

Haliti tha se në qeverisjen aktuale arsyetimet për mos investime në infrastrukturë janë për shkak të disiplinës financiare (dietës buxhetore) sepse, i ka krijuar borxhe komunës qeverisja e kaluar, por ne si rajon dhe komunë përveç se duhet respektuar këtë disiplinë financiare (dietë buxhetore), poashtu ne me projekte dhe alternativa tjera duhet të kujdesemi që të krijojmë mundësi investimi në infrastrukturën zhvillimore të Gjilanit, ngase bizneset e vogla dhe të mesme drejtpërdrejt varen nga infrastruktura e një vendi që jo vetëm se e dominojnë ekonominë gjilanase, por edhe ekonominë kosovare.

“Fakt real dhe sfidë është se përveç përkrahjes më të madhe nga niveli qendror në kuptimin financiar dhe investimit më të madh në infrastrukturën gjilanase, ne duhet të kujdesemi që të krijojmë edhe stabilitet financiar duke treguar shkathtësi fiskale rreth mënyrës së krijimit të taksave të përshtatshme për qytetarët dhe perfeksionimit të mekanizmave të mbledhjes së të hyrave vetanake nga ana e njësive komunale. Nëse, ne si komunë kemi vepruar mirë kur e kemi aplikuar disiplinën financiare (dietën buxhetore), atëherë është me shumë rëndësi ta kuptojmë se ka ardhur fundi i kësaj faze dhe se gjysma e dytë e vitit 2015, duhet të jetë periudhë e investimeve kapitale në infrastrukturën gjilanase nëse dëshirojmë të jemi në hap me zhvillimin ekonomik të vendit, në të kundërtën mund të ngecim edhe më shumë ekonomikisht. Kombinimi i disiplinës financiare (dietës buxhetore), me planifikimin e mirëfilltë të parasë së buxhetit komunal përmes projekteve zhvillimore mund të jetë një shpresë financiare për zhvillim ekonomik të Komunës së Gjilanit, konkretisht Anamoravës” thotë Burim Haliti nga Institutit për Studime Ligjore dhe Demokratike./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.