Mobi Casa

Haliti emëron Nikollë D. Ukaj zëdhënës të Komunës së Vitisë

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Viti – Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka emëruar gazetarin Nikollë D. Ukaj në detyrën e zëdhënësit të komunës. Ukaj ka nisur mandatin që nga data 1 dhjetor.

Përfshirja e Ukajt në këtë rol synon forcimin e komunikimit me qytetarët dhe transparencës institucionale.

Eco Higjiena

Haliti e ka mirëpritur Ukajn në këtë përgjegjësi të re, duke vlerësuar përvojën e tij profesionale dhe gatishmërinë për t’i shërbyer qytetarëve.

Ai ka theksuar se bashkëpunimi me zëdhënësin e ri do të ndihmojë në rritjen e transparencës dhe komunikimit të rregullt me publikun./rajonipress/