Hidromorava

Haliti emëron dy drejtorë të rinj në ekzekutivin e komunës

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Viti – Kryetari i Komunës së Vitisë , Sokol Haliti ka bërë të ditur sot emrat e dy drejtorëve të rinj. Tani e tutje Drejtoria për Kadastër, Gjeodezi dhe Pronë do të udhëhiqet nga Fatbardha Emini ndërkaq Drejtoria për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit do ta udhëheq Ajet Sallahu.

Kreu i kësaj komune, Sokol Haliti falënderoj Tajar Nezirin i cili deri më tani ka qenë duke kryer punën e ushtruesit të detyrës në Drejtorinë për Kadastër, Gjeodezi dhe Pronë duke theksuar se ai ka qenë i kënaqur me angazhimin e tij që e ka dhënë në këtë drejtori.

UBT

Ndërkaq Drejtorët e sapo emëruar falënderuan ekzekutivin për besimin e dhënë duke u zotuar që do të punojnë bashkërisht në përmbushjen e detyrave që dalin nga drejtorit./rajonipress/

Mund të ju interesoj: