Haliti: Ekipi brilant i LDK-së do t`i fitojë zgjedhjet nacionale

Viti – Sokol Haliti ka falënderuar Forumin e Gruas për tërë punën e saj dhe tha se ekipi brilant i LDK së do të triumfoje bindshëm në zgjedhjet nacionale. Haliti ka ofruar mbështetjen e tij në maksimum për aktivitetet e Forumit të Gruas.
Dega e Forumit Gruas së LDK-së në Viti në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet nacionale, mbajti takim me strukturat e saja me të vetmin qëllim që të mobilizojë anëtarësinë e saj, raporton rajonipress.
Në këtë takim është formuar edhe shtabi zgjedhor i Forumit të Gruas, komisionet përkatëse të cilat do të jenë aktive deri në përfundimin e zgjedhjeve.
Në këtë takim morri pjesë edhe kryetari i degës së LDK-së dhe i kryetari komunës së Vitisë, Sokol Haliti i cili falënderoi Forumin e Gruas për tërë punën dhe tha se ekipi brilant i LDK së do të triumfoje bindshëm në zgjedhjet nacionale.
Haliti ka ofruar mbështetjen e tij në maksimum për aktivitetet e Forumit të Gruas.
Aktivistet e Forumit të Gruas ndërkaq kanë nisur diskutimet brenda këtij forumi dhe kanë theksuar se do të mbështesin kandidaturat e degës së LDK-së në Viti dhe një mbështetje e veçantë ato pritet t`i japin kandidates së degës në Kllokot Kosovare Azemi.
Ndryshe dega e LDK-së në Viti ka kandiduar Musa Misinin dhe Faruk Nurën, kurse dega e Kllokotit ka kandiduar Kosovare Azemin./rajonipress/