Fundamenti

Haliti edhe më tutje pret ndihmën e Komisionit Evropian dedikuar Vitisë

/ 4 minuta lexim
Mobi Casa

Viti – Përfaqësuesi i Zyrës Ndërlidhëse të Komisionit Evropian të Kosovës, zoti Christof Stock ka vizituar sot Komunën e Vitisë me këtë rast ai është takuar me kryetarin e kësaj komune Sokol Haliti me bashkëpunëtor.

Gjatë këtij takimi ata kanë bashkëbiseduar lidhur me projektet të cilat financohen nga KE-ja dhe projektet me të cilat ka konkurruar kjo komunë si projekti i rregullimit dhe renovimit të shtëpisë së kulturës, projekti i shtratit të lumit “Morava” si dhe projektet e tjera.

Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti tha se kjo komunë ka nderin të takohet dhe bashkëbisedoj sot me përfaqësuesin e këtij komisioni duke shprehur falënderimin për të gjitha projektet që janë financuar dhe do të financohen nga KE-ja. “Kam nderin që sot bashkë me ne është zoti Stock, njëherit falënderoi komisionin evropian për të gjitha investimet e bëra dhe për gatishmërinë e tyre për të ndihmuar komunat e Kosovës përfshirë këtu edhe komunën tonë.Me të vërtetë Vitia ka nevojë për investime në të gjitha fushat, e një ndër to është edhe rregullimi i shtratit të lumit “ Morava” projekt ky kapital jo vetëm për Vitinë, por edhe për komunat regjionale” u shpreh Haliti.

Ndërsa ai ka folur edhe lidhur me projektin “Kosova e Bukur” ku kjo komunë ka konkurruar për renovimin e Shtëpisë së Kulturës “Bajram dhe Gursel Sylejmani“ në Viti, duke shpresuar se ky projekt do të mbështetet nga Komisioni Evropian.

Ndërsa përfaqësuesi i Zyrës Ndërlidhëse të Komisionit Evropian në Kosovës, z.Christof Stock tha se komuna e Vitisë është mjaftë aktive në aplikimin e saj në projektet që financohen nga Komisioni Evropian.

RCCOLA

Duke folur lidhur me projektin e shtratit të lumit “Morava” ai tha se tani ky komision ka një raport nga ekspertët lidhur me shpenzimet e sakta .”Para nesh kemi një raport të hartuar nga ekspertët dhe atë me shpenzimet e sakta, dhe tani jemi duke i shikuar mundësitë për financimin e një projekti të tillë” u shpreh Stock.

Ndërkaq lidhur me projektin e shtëpisë së Kulturës ai tha se KE-ja është në fazën e vlerësimit dhe për këtë njëherë për njëherë nuk mund të jepen detaje.

Gjithashtu pas takimit me kryetarin e Komunës, Stock është pritur edhe nga Drejtorët e Drejtorive, kryesuesi i Kuvendit Komunal, përgjegjës të zyrave të ndryshme të cilat kanë shprehur nevojat për financime nga KE, në mesin e tyre ka folur Drejtori i Arsimit Qahil Sinani si dhe Drejtori për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim Ibraim Rama.

Ndërsa më pas ai i shoqëruar nga kryetari i Komunës, Drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport Kaltrina Sylejmani kanë vizituar për së afërmi Shtëpinë e Kulturës ku janë njohur me gjendjen ekzistuese të saj.

Ndërsa Drejtoresha Sylejmani u shpreh se ajo ka besimin e plotë se projekti për shtëpinë e Kulturës do të gjej mbështetjen e këtij komisioni me qëllim që kjo shtëpi të ju kthehet qytetarëve, “Unë shpresoj se ky takim do ta ketë produktivitetin e vet dhe kemi shumë shpresë pasi që shumë herë Komisioni Evropian dihet se ka përkrahur në shumë fusha. Dhe tani kur kemi nevojë për një qendër të kulturës së mirëfilltë, e këta nuk do ta kursejnë ndihmën e tyre “ u shpreh ajo./rajonipress/