Haliti e Isufi bashkë pastrojnë në fshatin Skifteraj

Viti – Banorët e fshatit Skifteraj të dielën e kishin caktuar si ditë të pastrimit të fshatit, aksion ky që morri përkrahjen jo vetëm nga banorët, por edhe të institucioneve komunale dhe kompania rajonale për pastrim EcoHigjiena.
Me këtë rast, kryetari i komunës Sokol Haliti i shoqëruar edhe nga drejtor të drejtorive komunale dhe stafi menaxhues i kompanisë Eco Higjiena, kanë vizituar këtë lokalitet dhe kanë zhvilluar një takim me këshillin e fshatit, ku është biseduar për mundësit që Skifteraj të përfshihet nën menaxhimin e kompanisë rajonale të pastrimit për grumbullim të mbeturinave.
Kryetari i komunës Sokol Haliti duke përgëzuar përfaqësuesit e fshatit për aksionin e ndërmarrë, ka kërkuar nga ata një angazhim më të madh që aksionet e tilla të mos mungojnë.
Njëherit ka kërkuar që të dielën e ardhshme të merret aksioni tjetër për pastrim të pjesës tjetër rreth lumit Morava e cila aktualisht është krijuar si deponi bërlloku. “Unë do të mbështes në vazhdimësi aksionet vullnetare nëpër fshatra, sepse kjo praktikë ka nisur fatmirësisht nëpër shumë lokalitete me aksione vullnetare, andaj çdo herë do të jem përkrah jush”, tha Haliti.
Ndërsa drejtori ekzekutiv i kompanisë EcoHigjiena Bajram Isufi është shprehur i kënaqur me bashkëpunimin që kanë me Institucionet komunale dhe është zotuar se në vazhdën e marrëveshjeve dhe planeve për këtë vit, parashihet që fshati Skifteraj./rajonipress/