Uji Dea

Haliti e Biffar vlerësojnë të arriturat në Komunën e Vitisë

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Viti – Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti priti në një takim Drejtorin e Qendrës Regjionale të OSBE-së (Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian) Ulrich Biffar me të cilët bashkëbiseduan rreth zhvillimeve aktuale në komunën e Vitisë si dhe rreth bashkëpunimit të kësaj organizate me Komunën e Vitisë.

Në këtë takim kanë marrë pjesë edhe përfaqësues të ekipit të OSBE-së për Viti. Haliti e ka vlerësuar lartë rolin e madh që ka luajtur dhe po luan misioni i OSBE-së në Viti dhe Anamoravë dhe është shprehur i gatshëm që të ofrojë të gjitha kapacitetet për të qenë në shërbim të transparencës dhe demokracisë.

Fundamenti

Edhe Ulrich Biffar ka thënë se Vitia është shembull i bashkëpunimit dhe se ka shënuar e arritur progres në shumë fusha./rajonipress/