Mobi Casa

Haliti: Duhet të mobilizohemi dhe të kemi shumë kujdes

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Viti – Gjendja epidemiologjike dhe masat kundër Covid-19, është trajtuar sot në mbledhjen e rregullt të Komitetit Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim. Kryetari Sokol Haliti tha se gjendja është rënduar pas rritjes së numrit të të infektuarve.

Ai tha se mbrëmë nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik është njoftuar për 16 raste të reja në disa vatra epidemike. Kryetari Haliti tha se kjo flet se një pjesë e territorit të Komunës së Vitisë është prekur, prandaj bëri thirrje për mobilizim dhe për respektim strikt të masave mbrojtëse, sepse rastet mund të rriten, pasi qê sipas tij, jemi liruar së tepërmi.

Ai sidomos lut të gjithë familjarët e personave të infektuar që të qëndrojnë në shtëpi.
Drejtoresha e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, dr. Vjollca Kadolli-Halili, tha se gjendja aktuale shëndetësore e të infektuarve është stabile, përveç e një pacienti që është më keq, por është nēn kontrollë.

Mobi Casa

Ajo tha se aktualisht në Komunën e Vitisë janë 51 raste pozitive aktive.

Komandanti i Stacionit Policor në Viti, kapiteni Afrim Halili tha se në bashkëpunim me Inspektoratin komunal do të vazhdojnë të vëzhgojnë situatën dhe të monitorojnë zbatimin e masave anti-Covid-19./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.