Fundamenti

Haliti: Do t`i mbajmë qytetarët të informuar mbi të drejtat e tyre të qarkullimit pas masave të reja

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Viti – Komiteti Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim të Komunës së Vitisë, ka mbajtur sot takim mobilizues lidhur me vendimet të reja për qarkullim që kanë hyrë në fuqi sot. Gjatë këtij takimi është biseduar për qarkullimin e qytetarëve, por edhe të bizneseve dhe fermerëve në kushtet e parapara nga niveli qendror.

Me këtë rast Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti kërkoj mirëkuptimin e të gjithëve lidhur me këto masa që janë marrë nga niveli qendror me qëllim të parandalimit të përhapjes së sëmundjeve ngjitëse si COVID-19.

Ai potencoi se kjo komunë përmes Zyrës për Informim do të mbaj qytetarët të informuar lidhur me të drejtat e tyre për qarkullim.

ARKATANA

Përndryshe Ministria e Shëndetësisë ajo e Bujqësisë por edhe Administrata Tatimore e Kosovës kanë publikuar njoftimet për të drejtat dhe mënyrat e qarkullimit dhe dokumentet me të cilën duhet të pajisën ata.

Gjatë këtij takimi është folur edhe për vazhdimin e sigurimit dhe shpërndarjes së pakove higjienike dhe ushqimore për qytetarët me gjendje të renduar financiare.

Përndryshe deri me tani në komunën e Vitisë 20 qytetarë janë infektuar me virusin COVID-19 ndërkaq 3 prej tyre janë shëruar./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.