ARKATANA

Haliti: Do të vazhdojmë me disiplinë financiare

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Viti – Ne jemi të përkushtuar të vazhdojmë me disiplinë financiare me qëllimin më të mirë të shfrytëzimit së më të drejtë të parave të taksapaguesve tanë, u shpreh Sokol Haliti.

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe, Hajrush Kurteshi, Koordinator për bashkëpunim me projektin “ Komuna Transparente, Efektive dhe Llogaridhënëse” nga Komuna e Vitisë kanë pritur sot në takim, Ekspertin e Auditimit, Genc Rraci, si përfaqësues në kuadër të programit USAID TEAM.

Gjatë këtij takimi është biseduar për arritjet e Komunës së Vitisë për raportin e auditimit nga Zyra Kombëtarë e Audititmit dhe zbatimit të rekomandimeve nga Komuna e Vitisë përmes Planit të Veprimit të Zbatimit të Rekomandimeve. Ndërkaq në këtë takim Kryetari Haliti potencoi se Komuna e Vitisë, disa herë radhazi ka qenë ndër komunat e pakta në Kosovë që ka pasur raportin e pamodifikuar nga Auditori i Jashtëm. “Komuna e Vitisë është vlerësuar disa herë pozitivisht nga Raporti i Auditorit të Jashtëm duke marrë opinionin e pamodifikuar. Megjithatë ne jemi të përkushtuar të vazhdojmë me disiplinë financiare me qëllimin më të mirë të shfrytëzimit së më të drejtë të parave të taksapaguesve tanë”, u shpreh Haliti.

ARKATANA

Haliti potencoi se pasi që kjo komunë ka pranuar Raportin e Auditorit të Jashtëm për vitin 2018 ata kanë përgatitur edhe Planin e Veprimit për zbatimin e Rekomandimeve të marra nga ky raport.

Ndërsa shtoj se kjo komunë ka marrë veprime konkrete për zbatimin e rekomandimeve të marra.

Ndërkaq Kryetari Haliti falënderoj projektin USAID TEAM për mbështetjen e vazhdueshme dhe shtoj se kjo komunë do të vazhdoj të bashkëpunoj me këtë projekt të rëndësishëm./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.