Fundamenti

Haliti: Do të sjellim edhe më shumë ndryshime pozitive për qytetarët e Vitisë sepse ata e meritojnë këtë

/ 2 minuta lexim

Viti – Në të gjitha takimet të cilat i kam zhvilluar me ju qytetarë të nderuar gjatë këtij viti, kam marrë shumë përgëzime për punën që e kemi bërë gjatë vitit 2023 ka shkruar Sokol Haliti në adresimin e tij për qytetarët vitias në ndërrim të viteve.

Postimi i plotë:

Kjo gjë do të me jap edhe më shumë forcë dhe shtytje që të punoj së bashku me ekipin tim

Të nderuar qytetarë të komunës së Vitisë
Jemi në vigjilje të Vitit të Ri 2024. Pas po e lëmë një vit përplot me angazhime, sfida, por edhe të arritura. Tani kur edhe pak orë na ndajnë nga fillimi Vitit të Ri, kam nderin në emrin tim personal, por edhe në emër të institucioneve komunale të Vitisë, të ju uroj gjithë qytetarëve të komunës sonë Vitin e Ri 2024.

Në veçanti, dua të ju uroj mirëseardhje edhe bashkëvendëseve tanë të cilët gjenden për pushime për këtë festë në gjirin familjar.

Mobi Casa

Uroj që familjet vitiase t’a presin këtë festë në harmoni me më të dashurit e tyre. Pos festës me të cilën karakterizohet kjo festë ajo duhet të na shërbej edhe si reflektim për të parë se cilat ishin sukseset dhe sfidat tona të përbashkëta.

Në gjitha takimet të cilat i kam zhvilluar me ju qytetarë të nderuar gjatë këtij viti, kam marrë shumë përgëzime për punën që e kemi bërë gjatë vitit 2023.

Kjo gjë do të me jap edhe më shumë forcë dhe shtytje që të punoj së bashku me ekipin tim, por edhe me ju që të sjellim edhe më shumë ndryshime pozitive pasi që me të vërtetë Vitia dhe qytetarët e saj e meritojnë këtë.

Urime dhe pritshi edhe shumë festa të tjera në lumturi dhe harmoni.
Gëzuar 2024!
Sinqerisht
Kryetari i Komunës së Vitisë
Sokol Haliti