Haliti: Dita e Flamurit Kombëtar ndër ditët më të ndritshme të rilindjes sonë kombëtare
Viti – Me rastin e Ditës së Flamurit kombëtar dhe pavarësisë së Shqipërisë, kryetari i komunës Sokol Haliti, uron gjithë shqiptarëve kudo që janë, festat e nëntorit me urimet më të sinqerta.
“Dita e Flamurit Kombëtar dhe shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, është një ndër ditët më të ndritshme dhe ndër më të mëdhatë të rilindjes sonë kombëtare, në gjithë historinë tonë. Liria e arritur, është vlera dhe pasuria më e çmuar e shoqërisë njerëzore e cila nuk falet e as dhurohet, por fitohet me shumë punë e përpjekje, gjak dhe vuajtje brezash. Me fat Dita e Flamurit qytetarë të komunës së Vitisë! Zoti i bekoftë të gjithë shqiptarët! Zoti e bekoftë Kosovën dhe popullin e saj të qytetëruar! , – thuhet në mesazhin e kryetarit të Komunës së Vitisë Sokol Haliti./rajonipress/


