Fundamenti

Haliti: Disa shtete të NATO-s kanë filluar t’i rikthejnë ushtarët në Kosovë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Sulmi i Rusisë mbi Ukrainën nuk ka shumë gjasa që të reflektohet në Kosovë, sipas deputetit të PDK-së, Xhavit Haliti.

Ai në “Rubikon” të Klan Kosovës tha se duke qenë se kufijtë e Kosovës i garanton NATO-ja, askush nuk mund të ndërhyjë pa e llogaritur reagimin e kësaj të fundit.

“Procesi i anëtarësimit në NATO është një problem në vete dhe nuk e shoh si një proces që mund të ndodhë shpejt. Përparësia dhe siguria e Kosovës lidhet me atë se Kosovën e garanton NATO-ja, kufijtë e Kosovës i garanton NATO-ja dhe unë nuk e besoj që e ka dikush të lehtë të ndërhyjë duke llogaritur vetëm në fuqinë e Kosovës”.

Uji Dea

Deputeti i PDK-së deklaroi edhe se disa shtete të cilat i kishin tërhequr nga Kosova forcat e tyre kanë filluar t’i kthejnë ato.

“Unë nuk jam i bindur që Kosova është e rrezikuar tani për tani, unë mendoj që më shumë janë të rrezikuara disa vende të tjera sesa Kosova. Sipas disa informatave edhe disa shtete që i kanë tërhequr forcat kanë filluar t’i kthejnë ushtarët në Kosovë. Edhe francezët më thanë që do t’i sjellin 200 ushtarë shtesë në veriun e Kosovës për të garantuar pikërisht sigurinë”.

Haliti tha se Kosova ka një Forcë të Sigurisë të trajnuar nga NATO-ja, por kompetencat e saj janë të kufizuara.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.