ARKATANA

Haliti dhe Sveçla bisedojnë për tejkalimin e situatës

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Viti – Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka pritur sot në takim u.d. të ministrit të Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, z. Xhelal Sveçla. Gjatë këtij takimi ata kanë biseduar lidhur me bashkëpunimin dhe bashkërendimin e veprimeve për ta tejkaluar sa më lehtë situatën me COVID-19.

Haliti e njoftoj z. Sveçla me përpjekjet dhe organizimin e komunës për ta luftuar rrezikun e përhapjes së gripit pandemik. “Jemi në gatishmëri të plotë me të gjitha komponentet e rëndësishme për të mbajtur situatën nën kontroll. Kemi gjashtë vatra të përhapjes së infektimit, të cilat edhe zyrtarisht janë shpallur si të tilla nga Ministria e Shëndetësisë. Po vazhdojmë të gjurmojmë kontaktet e reja në mënyrë që të ndërpritet përhapja. Kemi pasur mungesa në pajisje, por do t’ia dalim me angazhim te pakursyer. Jemi duke vazhduar edhe me dezinfektim e klorifikim si dhe me shpërndarjen e të mirave materiale për komponentën sociale”, ka thënë Haliti.

Ushtruesi i detyrës së ministrit Xhelal Sveçla tha se vizita në Viti është në kuadër të vizitave që po i bën nëpër komuna për të parë nga afër punën e Policisë së Kosovës dhe zjarrfikësve.
“Policia duhet të ruhet sepse është në vijën e parë të frontit dhe ka kontakt të drejtpërdrejt me qytetarët. I pashë edhe zjarrfikësit dhe mund të them se më dhemb zemra për ta sepse e kanë punën e rëndë. Kemi nevojë për më shumë informata nga terreni. Vitia është goditur e para dhe e ka pasur më vështirë. Ju inkurajoj që të mundoheni sa më shumë që ta ndalojmë përhapjen. Po ka mjaft vështirësi dhe mungesa. Lufta kundër gripit pandemik është e lodhshme por do t’ia dalim. Shpresojmë se sistemi do të qëndrojë”, ka thënë Sveçla.

UBT

Sveçla ka qëndruar edhe në fshatin Ballancë, ku ka parë nga afër përpjekjet e zjarrfikësve në fikjen e zjarrit që ka shpërthyer në atë zonë.

Komandanti i Stacionit Policor në Viti, kapiteni Afrim Halili tha se bashkëpunimi me komunën është në nivel dhe bashkërisht situata deri tani po menaxhohet mirë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.