Eko Higjiena

Haliti dhe Salihu flasin rreth ujit të pijshëm në territorin e Vitisë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Viti – Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtorë kanë pritur sot në një takim z. Ymer Salihu, kryeshefin e Kompanisë Regjionale të Ujërave “Hidromorava” nga Gjilani. Gjatë këtij takimi, janë diskutuar çështje të rëndësishme lidhur me sigurimin e ujit të pijshëm për disa fshatra të komunës së Vitisë.

Një nga temat kryesore të bisedës ishte projekti i ujësjellësit që do të implementohet në fabrikën e ujit në Letnicë, ku pritet të investohen miliona euro nga projektin “Floës”.

Po ashtu, është folur edhe për pajisjen me leje të ndërtimit për këtë projekt si dhe për tenderimin e projekteve për eliminimin e defekteve në lokalitetet si Sllatinë e Epërme, Sllatinë e Poshtme, Sadovinë e Çerkezve dhe Sadovinë e Jerlive.

GRANDEMALL

Haliti ka theksuar rëndësinë e sigurimit të ujit të pijshëm për të gjitha lokalitetet e komunës së Vitisë dhe u bë me dije se komuna po punon për përgatitjen e një projekti të ri për sigurimin e ujit të pijshëm për fshatin Beguncë, si dhe për menaxhimin individual të ujit në fshatrat Stubëll i Epërm dhe Goshicë.

Po ashtu, është diskutuar për nënshkrimin e një dokumenti të rëndësishëm për menaxhimin e ujësjellësit në Zhiti.

Në fund të takimit, është diskutuar edhe për përpjekjet për të eliminuar defektet ekzistuese në ujë sjellëset e disa lokaliteteve të tjera të komunës, me qëllim përmirësimin e shërbimeve për qytetarët./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.