ARKATANA

Haliti dhe Rama pritën në takim përfaqësues të bizneseve vitiase

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Viti – Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe Ibrahim Rama, Drejtor për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim në Viti, kanë pritur sot në takim përfaqësues të bizneseve në Viti, në krye me kryetarin e Shoqatës së Bizneseve të Vitisë, Xhemajl Hasani.

Gjatë këtij takimi është folur për vështirësitë me të cilët po përballën bizneset gjatë kohës së pandemisë.

Me këtë rast z. Hasani ka potencuar nevojën e bizneseve vitiase që të kenë sa më parë qasje në autostradën “Arben Xhaferi” përmes Gërlicës.

FIDANISHTJA

Ai gjithashtu ka kërkuar nga komuna e Vitisë, që të shikohen mundësitë që të bëhen disa lehtësime në taksa dhe tatime por edhe të lirohen bizneset nga taksat për shfrytëzimin e hapësirave publike.

Sipas tij gjendja e pandemisë ka vështirësuar gjendjen financiare të bizneseve dhe lehtësimet e tilla do të përmirësonin sadopak gjendjen e tyre ekonomike.

Ndërkaq, Haliti i ka njoftuar ata me projektet e ndryshme të cilët ndikojnë pozitivisht në të bërit biznes në këtë komunë si për zonën ekonomike në Budrikë të Vitisë, projekteve infrastrukture në zgjerimin e rrugëve magjistrale si dhe shumë projekte të tjera./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.