Fundamenti

Haliti dhe Rainer Waldhardt, bisedojnë rreth mundësisë për vazhdimin e bashkëpunimit Viti – Kirchhain

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Viti – Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka pritur sot në takim Profesorin nga Universiteti i Gizenit të Gjermanisë, Rainer Waldhardt, që njëkohësisht është edhe përfaqësues në komunën e Kirchhain-it me të cilën Komuna e Vitisë ka bashkëpunim në kuadër të agjendës 2030 për Zhvillim të Qëndrueshëm të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara.

Gjatë këtij takimi ka marrë pjesë edhe Profesor Arben Mehmeti, nga Universiteti “Hasan Prishtina” dhe është folur për mundësitë e bashkëpunimit të Komunës së Vitisë me Komunën Kirchhain të Gjermanisë.

Kryetari Haliti ndër tjerash e ka çmuar lartë bashkëpunimin e Komunës së Vitisë me Kirchhainin e Gjermanisë por edhe bashkëpunimin e fshatit Smirë me fshatin Kleinselheim të kësaj komune gjermane me të cilën janë realizuar edhe projekte të dy fshatrat që janë partnere.

Ai potencoi se këtë bashkëpunim të mirë kjo komunë është e interesuar të vazhdoj edhe në projekte të tjera në veçanti në fushën e menaxhimit të mbeturinave dhe të planifikimit.

UBT

Ndërkaq edhe Prof. Waldhardt u shpreh se ata janë të interesuar të bashkëpunojnë mes veti duke potencuar se do të shikojnë mundësitë e bashkëpunimit në mes të dy vendeve.

Ai potencoi se do të loboj edhe tek ndërmarrjet gjermane me qëllim që ato të shikojnë mundësitë e investimeve në këtë komunë si në menaxhimin e mbeturinave, planifikimin urban dhe komunal ashtu edhe në përdorimin e energjisë alternative të pastër.

Përndryshe në këtë takim kanë marrë pjesë edhe persona të tjerë të cilët janë të përfshirë në këtë bashkëpunim./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.