United Hospital

Haliti dhe Ministri Matoshi nënshkruan memorandumin për grantin e Performancës- Mjedisi i Pastër

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe Ministri i Mjedisit dhe Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi kanë nënshkruar sot memorandumin për Grantin e Performances- Mjedisi i Pastër pasi që komuna e Vitisë është përfituese e këtij granti në shumë prej 95. 660.00€. Me këtë rast Kryetari Haliti potencoi se Komuna të cilën ai e udhëheq ka punuar shumë dhe do të punoj në fushën e mjedisit duke potencuar se përveç se ata kanë punuar në eliminimin e deponive ilegale të mbeturinave ata kanë arritur ti shndërrojmë disa nga to hapësira të gjelbërta.

“Dua të falënderoj ministrinë për grantin e përformancës në mjedis. Me të vërtetë ne kemi punuar shumë në krijimin e mjediseve të pastërta për qytetarët tanë. Megjithatë edhe në të ardhmen do të kujdesemi që të kemi një mjedis të pastër i cili është parakusht për një jetë të shëndetshme” u shpreh Kryetari Haliti.

Eco Higjiena

Përndryshe Granti i Performancës – Mjedis i Pastër është lansuar nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH), mbështetur nga “Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit”, (GIZ) GmbH, me mandat nga Ministria për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ekonomik të Federatës Gjermane (BMZ)./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.