United Hospital

Haliti dhe Lala pritën në takim përfaqësues të AKV “Kemaj Azizi”, nga afër njoftohen me sukseset e arritura

/ 2 minuta lexim
HW

Viti – Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti së bashku me Drejtorin për Kulturë, Rini dhe Sport, Milot Lala kanë pritur sot në takim përfaqësues të Ansamblit të Këngëve dhe Valleve “Kemajl Azizi” nga Vitia.

Me këtë rast Kryetari Haliti, i ka uruar atyre për të gjitha sukseset që kanë arritur gjatë pjesëmarrjes së tyre në festivale të ndryshme brenda dhe jashtë shtetit. “Me lejoni që edhe sot të ju urojë për sukseset e arritur gjatë pjesëmarrjes suaj në festivalet e ndryshme. Komuna e Vitisë krenohet me sukseset e arritur të njerëzve tanë në të gjitha sferat prandaj ne si institucione komunale do të vazhdojmë të i mbështesim ato në rrugën e sukseset”, u shpreh Haliti.

Ndërkaq Kryetari i Ansamblit “Kemajl Azizi”, Adnan Zenuni, bëri me dije se qëllimi i këtij takimi ishte që institucionet komunale të Vitisë, nga afër të njihen me punën gjashtë mujore të këtij ansambli, në veçanti me sukseset e arritura, çmimet e fituara në festivalet e ndryshme brenda dhe jashtë vendit si dhe rreth pjesëmarrjes së tyre në këto festivale.

HW

E Arsim Abazi, nga AKV “Kemajl Azizi” tha se gjatë këtij viti ky ansambël ka marrë pjesë në 9 festivale në vendet e ndryshme si në Budvë të Malit të Zi, Tiranë të Shqipërisë, Shkup të Maqedonisë së Veriut dhe të tjerë duke rrëmbyere disa nga çmimet kryesore në festivalet garuese.

Ai bëri me dije se ata kanë marrë pjesë edhe në festivalet me karakter promovuese dhe falënderoj komunën e Vitisë për mbështetjen e dhënë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.