KKVITI

Haliti dhe Kuqi biseduan rreth sigurimit të ujit të pijshëm dhe trajtimit të ujërave të zeza

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Viti – Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, me bashkëpunëtorë ka pritur sot në takim Ministrin e Ekonomisë dhe Ambientit të Republikës së Kosovës, z. Blerim Kuçi. Gjatë këtij takimi është biseduar bashkëpunimit të komunës me këtë ministri në veçanti lidhur me projektet të furnizimit me ujë të pijshëm si dhe të trajtimit të ujerave të zeza. Gjithashtu me theks të veçantë është biseduar edhe rreth punimeve që janë duke vazhduar në rregullimin e shtratit të lumit “Morava e Binçës”.

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti pas këtij takimi theksoj se ata kanë bashkëbiseduar rreth shumë projekteve të cilat janë në interes të qytetarëve vitias duke shpalosur edhe nevojat që ka komuna e Vitisë. “Sot me Ministrin Kuqi kemi biseduar për shumë tema të nivelit lokal dhe qendror në veçanti për nevojat që kemi. Me theks të veçantë kemi biseduar për ujin e pijes, konkretisht mbulueshmerinë me ujë të pijes. Falënderoj Ministrin për gatishmërinë që ka shprehur që të na ndihmoj në këtë aspekt. Presim që së shpejti të kemi një marrëveshje bashkëfinancimi duke përfshirë edhe partneret implementues. Gjithashtu kemi biseduar edhe për trajtimin e ujerave të zeza dhe për mundësitë e investimeve në këtë sferë edhe pse është një makro projekt dhe sfidë jo vetëm për Komunën e Vitisë por për gjithë Kosovën”, u shpreh Haliti.

UBT

Gjithashtu kreu i kësaj komune ka bërë të ditur se i ka propozuar ministritë që në të ardhmen të bëhet një projekt hidroekonomike duke ndërtuar një digë nga uji i lumit “Morava e Binçës që do të siguronte sipas tij ujë të pijes për gjithë regjionin e lindjes.

Ndërkaq Blerim Kuqi, Ministër për Ekonomi dhe Ambient ka theksuar se kjo ministri pos që është duke ndihmuar komunën e Vitisë në rregullimin e shtratit të lumit “Morava e Binçës” do të shikoj mundësitë që të përkrahin atë me projekte shtesë sipas mundësive financiare” ka thënë Kuqi./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.