Hidromorava

Haliti dhe Demiri nënshkruan një marrëveshje të mirëkuptimit për bashkëfinancimin e projektit “Riparimi i rrugës Sadovinë e Jerlive-Vërban”

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Viti – Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe Ministri i Zhvillimit Rajonal (MZHR), Rasim Demiri kanë nënshkruar sot një marrëveshje mirëkuptimi për bashkëfinancimin e projektit “Riparimi i rrugës Sadovinë e Jerlive- Vërban”.

Sipas kësaj marrëveshje projekti në fjalë do të realizohet me bashkëfinancim të Komunës së Vitisë dhe Ministrisë së Zhvillimit Rajonal të Republikës së Kosovës, ndërkaq vlera e realizimit të këtij projekti infrastrukturor sipas para llogaritjeve do të shkoj në mbi 96 mijë euro.

Mobi Casa

Duke u bazuar në këtë marrëveshje MZHR nga buxheti i saj vjetor të këtij viti do të financon këtë projekti në shumën prej 80 mijë euro kurse pjesa tjetër prej 16.128.00 euro do të mbulohen nga buxheti i komunës së Vitisë.

Me këtë rast Haliti ka falënderuar MZHR-në për gatishmërinë e financimit të këtij projekti. “ Dua të falënderoj Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik të Republikës së Kosovës, z. Rasim Demiri për gatishmërinë që ka ministria që ai drejton që të financoi këtë projekt të rëndësishëm infrastrukturor për banorët e komunës së Vitisë, në veçanti të fshatrave Sadovinë e Jerlive dhe Vërban”, u shpreh Haliti pas nënshkrimit të kësaj marrëveshje./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.