FIDANISHTJA

Haliti dekoroi ish komandantin e UÇK-së Enver Rrustemi

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Viti – Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka pritur sot në një takim Enver Rrustemin, ish komandantin e Zonës Operative të Pashtrikut të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës . Me këtë rast, kryetari Haliti i e ka nderuar me dekoratën e Pavarësisë, në kuadër të 10 vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës.

Haliti ndër tjerash tha se përmes kësaj medalje, po nderohet një ndër personat i cili ka bërë shumë për shtetin dhe vendin. “Sot kam pasur nderin ta nderoj me medalje z. Enver Rrustemi i cili më të vërtetë ka bërë shumë për shtetin dhe vendin në përgjithësi. Kjo medalje ju jepet atij në 10 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës për të cilën ai ka dhënë një kontribut të çmuar”, u shpreh Haliti.

FIDANISHTJA

Kurse z. Enver Rrustemi tha se ai me të vërtetë ndihet i nderuar që sot ju është ndarë kjo medalje dhe shtoj se ajo i dedikohet të gjithë atyre që kanë kontribuar për lirinë e vendit, duke filluar nga çlirimtarët.

Rrustemi po ashtu potencoi se për të ky nderim është i një rëndësie të veçantë, pasi që po jepet nga institucionet komunale të Vitisë, pra të komunës nga edhe ai vjen./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.