Hidromorava

Haliti: Borxhet të shlyhen, Gjilani të orientohet në investimet në infrastrukturë

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Burim Haliti thotë se në përgjithësi ekonomia kosovare gjendet në gjendje jo të mirë, e në veçanti ekonomia gjilanase për shkak të lënies anash të kësaj ane jo vetëm nga ana e institucioneve qendrore, por edhe nga mos përkrahja e donatorëve dhe mekanizmave financiarë ndërkombëtarë. Gjilani ka nevojë më shumë se kurrë për përkrahje financiare dhe buxhetore në mënyrë që të ndikojë në stabilitetin fiskal të komunës dhe në krijimin e identitetit financiar të një komune stabile.

Premtimet për një dietë buxhetore nga ana e qeverisjes Haziri sigurisht se janë të mirëpritura nga të gjithë, mirëpo ky koncept në shtetet e zhvilluara aplikohet atëherë kur paraja publike nuk lejohet të investohet në projekte të cilat nuk ndikojnë në zhvillim dhe interes të përgjithshëm dhe vendi hyn në një fazë që më mirë paraja publike të mos shfrytëzohet fare se sa të investohet aty ku nuk ka interes të përgjithshëm qytetar, ndërsa tek ne ky koncept po dizajnohet dhe po aplikohet që të mos kemi fare investime (shpenzime) dhe ta orientojmë shpenzimin e parasë publike duke kthyer borxhe të qeverisjes të kaluar thotë Burim Haliti për rajonipress.

United Hospital

Sipas tij Teoria bashkëkohore financiare dhe juridike, nuk lejon që nga të hyrat e rregullta (të hyrat vetanake) të bëjmë kthim të borxheve sepse ato të hyra janë të destinuara për tu shpenzuar për kërkesat dhe shpenzimet e rregullta të cilat ndikojnë drejtpërdrejtë në jetën e qytetarëve (Investimet kapitale). “Gjilani e ka imperativ të kohës investimin në infrastrukturë sepse për këtë ka ngecur mbrapa dhe nuk guxon të rezervohet në këtë drejtim, ndërsa kthimi i borxheve duhet të bëhet sa më shpejt që të jetë e mundur nga të hyrat që janë realizuar mbi parashikimet e mundshme dhe nga zhvillimi ekonomik që ka ndodhur” (të hyrat që kanë ardhur nga të bërit biznes).

Haliti thotë se shpenzimi i parasë publike sigurisht se kërkon profesionalizëm dhe përgjegjësi publike, andaj ne duhet me shkathtësi teoriko aplikative të orientojmë shpenzimin e parasë publike (buxhetit komunal – të hyrat vetnake) në investime të cilat krijojnë terren të favorshëm për të bërë biznes dhe nga zhvillimi i biznesit, përfitimet të cilat realizohen të kthehen te subjektet ndaj të cilëve ju kemi borxh si komunë ose të gjejmë ndonjë formë tjetër përmes nivelit qendror të qeverisjes. “Sigurisht se iniciativa e komunës për t`i kthyer borxhet është e mirëpritur, por ato duhet të bëhen si rezultat i zhvillimit ekonomik dhe frymës biznesore që ka ndodhur (progresit ekonomik) dhe jo nga të hyrat vetanake të komunës sepse ato janë të dedikuara me legjislacion të investohen diku tjetër (investime kapitale dhe shpenzime të rregullta) dhe jo në kthim të borxheve, sepse nëse kjo ndodh atëherë mund të kemi rënie të performancës së punës nga punëtorët e administratës komunale dhe njëherit qytetarët mund të neglizhojë – hezitojnë të paguajnë tatimin në pronë dhe taksat e ndryshme ndaj komunës” thotë Burim Haliti
Nga Institutit për Studime Ligjore dhe Demokratike Gjilan./rajonipress/

Mund të ju interesoj: