RCCOLA

Haliti bisedon rreth projektit “Rindërtimi i informacioneve kadastrale” që do të zhvillohet në katër lokalitet e Vitisë

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Viti – Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka pritur në takim Behar Beqiraj dhe Sead Jusuf, përfaqësues të kompanisë “Urban Metropol dhe Lorenco & Co” me të cilën kanë biseduar rreth projektit “Rindërtimi i informacioneve kadastrale” i cili do të zhvillohet në Komunën e Vitisë, respektivisht në lokalitetet Pozheran, Sllatinë, Sadovinë e Jerlive dhe Zhiti.

Përndryshe ky projekt është mundësuar nga Agjencia Kadastrale e Kosovës. Kurse në dhjetor të vitit të shkuar në lokalitetet e lartpërmendura janë mbajtur edhe sesionet informuese.

Uji Dea

Ndërkaq përfaqësuesit e kësaj kompanie bëjnë me dije se poashtu pritet të hapën edhe zyrat përkatëse në këto lokalitete ku qytetarët mund të informohen mbi këtë projekt.

E kryetari Haliti foli mbi rëndësinë që ka ky projekt për Komunën e Vitisë në veçanti për lokalitet: Pozheran, Sllatinë, Sadovinë e Jerlive dhe Zhiti./rajonipress