UBT

Haliti bisedoi me ekspert ndërkombëtar rreth Master – Planit të Ujitjes

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Viti – Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka pritur në takim ekspertin ndërkombëtar nga fusha e gjeodezisë, Rutger Kuiper, i cili është me eksperiencë ndërkombëtare në lëmin e trajtimit të tokave dhe ujërave.

Në këtë takim është folur mbi zhvillimin e një Master-Plani të Ujitjes dhe Kornizës së Investimeve në Kosovë pasi që Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural të Republikës së Kosovës, ka kontraktuar SCP ( So ciete du Canel De Proven) nga Franca dhe Ndërmarrjen e Shërbimeve Këshilluese ( NOVUS) nga Kosova për zhvillimin e këtij Master-Plani.

Hidromorava

Përndryshe ky Master – Plan do të përcaktojë përparësitë kritike për përmirësimin e sektorit të ujitjes dhe do të sigurojë blloqet e ndërtimit për një zhvillim të qëndrueshëm të sektorit të ujitjes të Kosovës.

Gjithashtu ky Master- Plan vlerësohet se është në interes të veçantë për sektorin e bujqësisë pasi që me të pritet të mbështeten objektivat e një strategjie kombëtare të Bujqësisë që synon të forcojë prodhimin dhe azhurnimin e zinxhirëve ekzistues të vlerës në treg./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.