RCCOLA

Haliti bashkëbisedoj me përfaqësues të ndryshëm rreth vazhdimit të projekti të Ibër – Lepencit në Komunën e Vitisë

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Viti – Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka pritur sot në takim znj. Karina Zachodni përfaqësuese e Kornizës Investuese të Ballkanit Perëndimor dhe Valon Eshrefin, Koordinator për punë të jashtme dhe të brendshme nga Ndërmarrja e Hidroekonomike “Ibër Lepenc”.

Bëhet me dije se në këtë takim është bashkëbiseduar rreth mundësisë së vazhdimit të projektit të Ibër Lepencit dhe shtrirjes së saj në territorin e Komunës së Vitisë, konkretisht në fushën e sigurimit të ujit të pijshëm dhe të ujitjes së tokave bujqësore.

RCCOLA

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti tha se sigurimi i ujit të pijshëm dhe për ujitje është me një rëndësi të veçantë për qytetarët dhe u shpreh se kjo komunë është e gatshëm të bashkëpunoj në realizimin e këtij projekti të rëndësishëm i cili është në interes të qytetarëve por edhe të zhvillimit të sektorit të bujqësisë në këtë komunë. Përndryshe në këtë takim kanë marrë pjesë edhe ekspert në fushën e hidroekonomisë./rajonipress/