ARKATANA

Haliti: Asociacioni i hap rrugë Kosovës, disa “patriotë” e eksponentë të VV-së po i ngatërrojnë gjërat me qëllim

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Xhavit Haliti, thotë se Plani Franko-Gjerman është i domosdoshëm të pranohet nga Kosova dhe Serbia.

Haliti nuk e sheh këtë plan të favorshëm për asnjërin shtet, por sipas tij, është hap i rëndësishëm për hapjen e perspektivës të europianizimit të dy popujve.“Plani franko-gjerman, nuk është i favorshëm as për Kosoven e as për Serbinë, por është domosdoshmëri e kohës dhe procesit të negociatave të pranohet nga të dyja palët, me qëllim që të hapet perspektiva e europianizimit të të dy popujve”, tha Haliti.

UBT

Haliti thotë se çështja e formimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe është problematike, teksa kritikoi edhe disa nga eksponentët e partisë në pushtet, që sipas tij janë duke i ngatërruar gjërat.“Sa i përket Asociacionit, që është mjaft problematik, por kam përshtypje që mediet dhe disa eksponentë të VV dhe disa patriotë të vetëshpallur po i ngatërrojnë gjërat me qëllim dhe për llogari pa barazim”, thotë Haliti.

Sipas tij, formimi i Asociacionit i hap rrugë Kosovës për integrim në NATO, BE, OKB dhe OSBE. Garantuese që Asociacioni s’do ketë kompetenca ekzekutive do të ShBA-ja dhe BE-ja.“Asociacioni i hapë rrugë Kosovës me u integru në institucione ndërkombëtare që nga NATO, BE, OKB, OSBE etj, ndërsa serbëve të Kosovës ju mundëson daljen nga kthetrat pengmbajtëse të shovenizmit serbomadh dhe çlirimin nga tutela e Serbisë. Ata do jenë qytetarë të respektuar të Kosovës, por me të drejtë që disa çështje që kanë të bëjnë me organizimin e brendshëm t’i kenë të mundshme. Ndërse BE-ja dhe SHBA-ja do jenë garantuese që Asociacioni s’do ketë kompetenca ekzekutive”, tha Haliti.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.