Fundamenti

Haliti: Asnjë cent nuk do të kthehet suficit

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Viti – Kryetari i komunës Sokol Haliti, ka theksuar se komuna e Vitisë është ndër komunat më të suksesshme sa i përket realizimit të projekteve, përkundër situatës së përgjithshme politike.

“Asnjë cent nuk do të kthehet suficit. Ne jemi të angazhuar që punët të kryhen sipas planit të paraparë. Jemi edhe ndër komunat e para që kemi marrë nënshkrimin për ridestinim”. Kështu ka theksuar Sokol Haliti në takimin e KPF-së.

Ndryshe anëtarët e Komitetit për Politikë e Financa, kanë debatuar sot për një varg pikash të rendit të ditës, ndër të cilat ka qenë edhe pasqyra financiare e buxhetit komunal për periudhën janar-shtator 2014.

Duke folur rreth kësaj pike, drejtori për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim Ibrahim Rama, ka bërë të ditur se pasqyrat financiare janë një raport I shpenzimeve në nëntë mujorin e parë të këtij viti në të gjitha njësitë buxhetore.

UBT

Buxheti total i komunës së Vitisë për vitin 2014 ka qenë 9.203.050 euro, ndërkohë për këtë periudhë nëntë mujore janë shpenzuar 5.988.182 euro apo 76.33% të buxhetit.

Sa i përket të hyrave të planifikuara për vitin 2014, ato kanë qenë 688.917.50 euro, ndërkaq janë realizuar 608.080.90 euro, apo në përqindje prej 66.57 %. Në krahasimin e të hyrave me vitin 2013, ku të hyrat kanë qenë 517.150.81 euro, sivjet kemi një rritje për 90.930 euro ka thënë Rama.

Ai po ashtu ka bërë të ditur edhe për borxhin e tërësishëm të qeverisë së kaluar që sillet mbi 300.000 euro, ndërkohë që janë paguar 268.000 € , ose 70 % e këtij borxhi. Në lidhje me këtë pikë, anëtarët e komitetit nga subjektet tjera paraqitën vërejtje dhe interesime për shpenzimet, ndërsa kanë shpreh shqetësime për investimet kapitale duke kërkuar që shpenzimet në këtë njësi të përshpejtohen në mënyrë që mos të ketë problem me suficit.

Në këtë mbledhje të KPF-së, është debatuar dhe kanë kaluar për seancën e radhës së Kuvendit propozim vendimi për emërimin e rrugëve të qytetit të Vitisë dhe fshatrave të komunës së Vitisë, propozim vendim për caktim të emrave rezervë për emërimin e rrugëve, Draft plani vjetor dhe ai strategjik për Njësinë e Auditimit të brendshëm në komunën e Vitisë për periudhën kohore 2015-2017, si dhe propozim vendimi për shpalljen e interesit të përgjithshëm për nëntë parcela katastrale në Viti dhe Drobesh./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.