Haliti: 17 shkurti ngjarja më historike për Kosovën dhe shqiptarët
Viti – Ne kemi dhënë shumë për botën dhe morëm pak. Ne sot shënojmë 17 Shkurtin si një nga ngjarjet më historike për Kosovën dhe qytetarët e saj ka thënë Sokol Haliti duke i vlerësuar lartë dy figurat emblematike atë të presidentit historik Ibrahim Rugova dhe komandantit legjendar të UÇK-së Adem Jashari.
“17 Shkurti është kurorëzim i përpjekjeve shekullore për ta bërë Kosovën shtet, është datë e kurorëzimit të fitores për ne dhe përmirësim i gabimeve historike të të tjerëve kundrejt nesh. Ne kemi dhënë shumë për botën dhe morëm pak, ne sot shënojmë 17 Shkurtin si një nga ngjarjet më historike për Kosovën dhe qytetarët e saj” ka thënë Sokol Haliti.
Haliti i ka vlerësuar lartë dy figurat emblematike atë të presidentit historik Ibrahim Rugova dhe komandantit legjendar të UÇK-së Adem Jashari, duke i cilësuar si dy simbole udhërrëfyese për të tashmen dhe të ardhmen e vendit tonë ka thënë në urimin e tij Sokol Haliti kryetar i Vitisë./rajonipress/


