Haliti: 17 shkurti ditë e rëndësishme për popullin e Kosovës
Viti – Me rastin e 8 vjetorit të shpalljes së Republikës së Kosovës, Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti uron gjithë qytetarët e kësaj komune.
Ndër tjerash në urimin e të parit të komunës së Vitisë thuhet: “17 Shkurti shënon një ditë shumë të rëndësishme për vendin dhe popullin e Kosovës, e cila edhe sot në 8 vjetorin e shtetësisë së Kosovës është veshur me petkun festiv për të shënuar pavarësinë e shumë pritur të Republikës së Kosovës”./rajonipress/


