RCCOLA

Halit Shabani, njeriu i mirë me vepra të mira

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Plaku Halit Shabani nga Pograxha e Gjilanit edhe pse në moshën 84 vjeçare agjëron pa asnjë problem. Thotë se ka agjëruar hiq më pak se 70 Ramazana dhe madje nuk e ka prishur asnjëherë, as atëherë kur punonte në fabrikën e Mercedesit në Gjermani.

Halit Shabani pothuajse mbi 75 vite i ka kaluar duke agjëruar dhe gjithmonë ka respektuar traditën fetare duke ndihmuar edhe të tjerët.

Edhe pse ka 83 vite, Halit Shabani nga Pograxha e Gjilanit me kënaqësi shkon në xhami dhe me kënaqësi kryen ritet e nevojshme fetare. “Kam punuar që nga viti 1969-1999 në Gjermani dhe asnjëherë nuk e kam prishur Ramazanin. Më kanë respektuar shokët e miqtë e punës edhe pse punoja në fabrikën e Mercedesit”.

Mobi Casa

Halit Shabani ose plaku i mirë me vepra të mira thotë se në jetë e mbajnë parimet dhe kujdesi që ka treguar ndaj të tjerëve. “Nëse respektoni të tjerët duhet ta dini se keni respektuar edhe vetën. Respekti i ndërsjellë dhe harmonia ndër fetare në Kosovë janë shtyllat tona kryesore”.

E nipi i tij Kushtrim Shabani teksa e ka bërë një portret të shkurtër nuk ka hezituar t`i thotë këto fjalë për Halit Shabanin. “Halit Shabani foto sa 1000 fjalë që shpreh, kulturë, mençuri, i heshtur çdo herë, fetar etj.. arsyea se kiameti është ende larg sepse ekzistojnë ende njerëz të tillë”.

Dhe në fakt heshtja e Halit Shabanit flet më shumë se gjithçka. Ai ka bërë vite të shumta në kurbet dhe asnjëherë se ka lënduar askënd, përkundrazi ka ndihmuar shumë kurbetqar dhe njerëz në nevojë në Gjermani”./rajonipress/