Halit Rexhepi këshilltar i Lutës, Arbër Ismajli mungon në punë
Gjilan – Halit Rexhepi është caktuar këshilltar i Lutfi Hazirit për çështje të sigurisë dhe shumë çështje tjera. Rexhepi tha se pozita e tij nuk ka lidhje me Arbër Ismajlin derisa tha se është e vërtetë se Arbër Ismajli nuk është duke ardhur në punë.
Halit Rexhepi do të jetë këshilltar i Lutfi Hazirit për çështje të sigurisë dhe punë tjera që i duhen për konsultime kreut të komunës.
Rexhepi këtë e ka konfirmuar edhe për rajonipress. “Po unë jam caktuar këshilltar i Lutës për siguri por kjo pozitë nuk lidhet me pozitën që e bartë Arbër Ismajli si shef i kabinetit. Arbëri nuk është duke ardhur në punë një kohë” tha Haliti.
Arbër Ismajli ndërkaq nuk ka dashur të flas për mungesën e tij në punë me arsyetimin se ndodhet në pushim. Por gjërat në teren flasin krejt ndryshe pasiqë Arbër Ismajli ka një biznes të mirë dhe është duke punuar intensivisht rreth perspektivës në kompaninë e tij.
Lutfi Haziri i pyetur nga rajonipress se nëse Arbër Ismajli ka dhënë dorëheqje është përgjigjur.”Jo nuk ka dhënë dorëheqje. Në pushim është Arbëri dhe ende asnjë njeri nuk më ka dhënë dorëheqje qe 15 vite”./rajonipress/

