Uji Dea

Halit Barani: Ja emrat e atyre që kanë bërë krime në rajonin e Mitrovicës

/ 4 minuta lexim
ARKATANA

Ka shumë prej atyre serbëve që kanë ushtruar dhunë mbi popullatën e pafajshme civile shqiptare – që nga viti 1990, gjatë luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës 1998/99, e edhe pas kësaj lufte, thuhet në një letër të kryetarit të Qendrës Rajonale të KMDLNJ-së në Mitrovicë, Halit Barani.
Ai cek emrat e atyre që thotë se kanë ushtruar dhunë permanente e që e ushtrojnë edhe sot.

“Zharko Kosovac e Dragan Gjuriq, ish punëtor të SPB-së në Mitrovicë; Xhavit Dervisheviq, Vllasta Stamenkoviq, Tofil Vuinoviq, Sekulla Jokanoviq i njohur si Pacovi; Velko Mihajloviq ish polic, edhe tani polic me grada të larta; Lubinka Gjusiq, Desanka Millosavleviq, Ivan Mandiq, Dushko Shiligoviq, Dragan Shiligoviq Miodrag Raliq, Dejan Saviq, Ratko Antonijeviq, Nenad Paviqeviq, Boban Millosavleviq etj.”, thuhet në letër.

Sipas tij, Zharko Kosovac e Dragan Gjuriq që nga viti 1990 e deri në vitin 1998 kanë arrestuar, plaçkitur, bastisur, keqtrajtuar rëndë fizikisht shumë familje shqiptare.

“Njëri prej atyre që e ka pësuar jo një here nga Zharku dhe Dragani është edhe autori i këtyre rreshtave. Pas lufte Zharku ka qenë njeri prej udhëheqësve të MUP-it serb; Xhavit Dervisheviq e Velko Mihajloviq i njohur si Veloviq, po ashtu kanë plaçkitur, bastisur, keqtrajtuar fizikisht shumë familje dhe individë shqiptarë. Posaçërisht në territorin e Shalës së Bajgorës, e kanë hjek të zitë e ullirit shqiptarët nga këta dy banditë serbë, duke i keqtrajtuar vetëm pse ishin shqiptarë. Ndër të tjera, Xhavit Dervisheviqi është pjesëmarrës i 13 gushtit 1993, kur në shkollën fillore ‘Migjeni’ po mbahej manifestimi kulturor: 120 vjetori i lindjes dhe 60 vjetori i vdekjes së patriotit të madh shqiptar, Hasan Prishtina. Më këtë rast Xhavit Dervisheviqi ishte komandues i cili ndërpreu këtë manifestim e urdhëroi që të keqtrajtohen fizikisht 69 veta, pa dallim moshe e gjinie, të cilët ishin pjesëmarrës të manifestimit në fjalë”.

Sipas reagimit, pas keqtrajtimit të vitit 1993, u arrestuan 37 veta, në mesin e të cilëve “autori i këtyre rreshtave” (Halit Barani).

“Pastaj, më 15 gushtit 1993, kur bastisen të gjitha shtëpitë e fshatrave Bistricë, Cerajë dhe Koshtovë e Vllahisë, komuna e Albanikut, duke filluar në ora 4:00 të mëngjesit, përveç bastisjeve keqtrajtuan shumë shqiptarë, pa dallim moshe e gjinie. Banorëve të këtyre tri fshatrave të Albanikut, pas kryerjes së bastisjeve iu jepet nga banditët serbë ultimatumit që brenda 30 ditësh të shpërngulen e të shkojnë drejt Shqipërisë. Për të gjitha këto ka shumë dëshmitarë të drejtpërdrejt.

FITORJA

Vllasta Stamenkoviq ishte bashkëveprimtar i Xhavitit. Kishte edhe shumë tjerë, por kësaj radhe po i përmendim vetëm këta. Polici Tofil Vuinoviq dhe një tjetër polic serb, më 27 mars 1999, rreth orës 8:30 të mëngjesit, në afërsi të stacionit të autobusëve në Mitrovicë, i vrasin në mes të rrugës, pa shkak, Hajdin Xanin (73) banor i lagjes ‘Ilirida’ dhe Rrahim Vocen (53) banor i lagjes ‘Bair’. Dëshmitar i drejtpërdrejt është Halit Barani etj.

Vllasta Stamenkoviq e Sekulla Jokanoviq dhe polici i njohur si Cipiripi kanë keqtrajtuar fizikisht, bastisur e plaçkitur shumë familje dhe individë shqiptarë. Policët Dejan Saviq, Ratko Antonijeviq, Nenad Paviqeviq, Boban Millosavleviq etj. vetëm më 27 mars 1999, duke filluar prej orës 15:10 deri rreth orës 14:30, në lagjën ‘Ilirida’ kanë pushkatuar nëpër rrugë katër shqiptarë civilë të paarmatosur: Eset Behramin (52), Haradin Hasanin (24), Haki Kurshumliu (49) dhe një shqiptar i cili nuk është identifikuar.

Lubinka Gjusiq, Desanka Millosavleviq, Ivan Mandiq, Dushko Shiligoviq, Dragan Shiligoviq Miodrag Raliq e shumë të tjerë, përveç që kanë kryer krime gjatë luftës 1998/99, këta kanë keqtrajtuar, dëbuar me dhunë nga shtëpitë dhe banesat e veta shumë banorë shqiptarë të pjesës së okupuar të Mitrovicës, si dhe kanë udhëhequr grupe të ndryshme të të ashtuqujturave ‘Rojat e urës’.

Lubinka edhe më 3 prill 1981, ditë e premte, kur në Mitrovicë po zhvilloheshin demonstratat popullore, ishte shitëse në një shitore të N.T. ‘LUX’. Prej asaj shitoreje hidhte mbi demonstrues saksia të luleve të mbushura me dhe, duke ua share nënën shqiptare.

Ivan Mandiqi ka qenë i veshur si paraushtarak gjatë luftës 1998/99, ka ushtruar dhunë të paparë mbi shqiptar. Ai një kohë ka qenë i vendosur në Qendrën e Kulturës e cila ka qenë një lloj burgu i improvizuar e ku sipas dëshmitarëve të drejtpërdrejt, Ivani këtu, përveç që ka keqtrajtuar fizikisht, edhe ka vrarë shqiptar.

Kësaj radhe me kaq do e vazhdojmë pastaj me shkrime për kriminel”, thuhet në reagimin e Baranit. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.