United Hospital

Halimi: Vizita e Ramës në Serbi, e rëndësishme për shiqptarët e Luginës

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kryetari i Partisë për Veprim Demokratik, njëherësh deputet në parlamentin e Serbisë, Riza Halimi tha se vizita e kryeministrit Edi Rama në Beograd, ka rëndësi të vecantë edhe për shqiptarët e rajonit të Luginës së Preshevës, shkruan Ina Online.

“Vizita e paralajmëruar e kryeministrit të Republikës së Shqipërisë Edi Rama në Beograd ka rëndësi të veçantë dhe se ka rëndësi të madhe për çështjet e hapura për shqiptarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës. Për ne në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë ka rëndësi të madhe pasi përmirësimi i marrëdhënieve dhe kontakteve në këto relacione duhet të ketë ndikim edhe në përmirësimin e jetës së shqiptarëve në Luginën e Preshevës. Ne tani kemi probleme të mëdha, ndërsa ajo e fundit është manipulimi me numrin e shqiptarëve për zgjedhjet e këshillit nacional” tha Halimi.

FIDANISHTJA

Ai shton se partitë shqiptare kanë vendosur të fillojnë një peticion përmes të cilit do të kërkojnë “ndalimin e manipulimit me numrin e shqiptarëve dhe respektimin e të drejtave të tyre.

“Me këtë peticion do t’i drejtohemi bashkësisë ndërkombëtare pasi problemet tona iu kemi referuar organeve më të larta shtetërore dhe ambasadave relevante në Beograd” shprehet Halimi.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.