RCCOLA

Halimi: Stabiliteti politik në Prishtinë e qetëson Luginën

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Deputeti shqiptarë Riza Hailmi i cili mori pjesë në Konventën programore të LDK-së në Gjilan tha se jo vetëm LDK-ja, por edhe institucionet kosovare kanë sfida të shumta, por realisht çdo stabilitet politik në Prishtinë e qetëson Luginën. Lugina pret shumë pas bisedimeve duke filluar me jetësimin e trekëndëshit kufitar Gjilan-Kumanovë-Preshevë raporton rajonipress.

“Ne presim shumë nga ju dhe sytë e veshët i kemi të drejtuar kah klasa politike kosovare”. Kështu u shpreh Riza Halimi deputeti i vetëm shqiptarë derisa ka folur në konventën programore të LDK-së në Gjilan.

Eco Higjiena

Halimi tha se institucionet kosovare kanë sfida të shumta sikurse edhe LDK-ja në të ardhmen, por një stabilitet politik në Prishtinë e qetëson Luginën e trazuar.”Tani pas bisedimeve Prishtinë-Beograd , Lugina pret shumë nga klasa politike kosovare. E vetmja shans që Kosova Lindore të jetë e avancuar politikisht dhe ekonomikisht është që faktori politik shqiptarë në Prishtinë të na mbështes” tha Halimi.

Halimi tha se tani pas shumë nënshkrimeve e marrëveshjeve Prishtinë-Beograd do të ishte e pafalshme që të mos aktivizohet trekëndëshi kufitarë Gjilan –Preshevë –Kumanovë i iniciuar më herët, por që fatkeqësisht ka stagnuar. “Ky trekëndësh është shpresa jonë e vetme dhe reale sepse përmes këtij projekti kombëtar përfitojnë komunat shqiptare edhe donacione nga Bashkimi Evropian. Integrimi përmes këtij trekëndëshi kufitarë na qon më shpejt në Evropë” tha Halimi./rajonipress/