Fundamenti

Halimi: Shkëmbimi i territoreve, mohimi shtetësisë së Kosovës

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Ideja e shefit të zyrës së Rusisë në Kosovë, Andrej Shugurov, për shkëmbim të territoreve në mes të Kosovës dhe Serbisë, nuk po u pëlqen përfaqësuesve të Luginës së Preshevës. Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Riza Halimi, në një prononcim për lajmi.net tha se idetë e tilla janë në kundërshim me qëndrimet e perëndimoreve.
Halimi tha se ideja diplomatit rus, e cila shqyrton mundësinë shkëputjes së veriut dhe këmbimit të tij me Luginën së Preshevës, e cenon sovranitetin e shtetit të Kosovës dhe hedhë poshtë njohjet e deritashme.

“Kjo deklaratë e diplomatit rus është në kuadër të konfrontimeve aktuale që Rusia i ka me Unionin Europian dhe Shtet e Bashkuara të Amerikës. Në anën tjetër dihet se në vitin 2005, për herë të parë doli Grupi i Kontaktit me qëndrimet për mënyrën e zgjidhjes së statusit të Kosovës, në bazë të së cilës, më vonë u dha edhe propozimi i dokumentit të Ahtisarit”, tha Halimi.

“Një deklaratë e tillë, në momentet që jemi, në luftën politike që aktualisht zhvillohet, ku projektin e Kosovës së pavarur me kufijtë që e kanë njohur mbi 100 shtete, në një mënyrë i cenon të arriturat që janë bërë deri më tani dhe krijon një konfuzion” .

Mobi Casa

“Ma merr mendja që kjo deklaratë e diplomatit rus në këto momente të ndjeshme që aktualisht janë në Kosovë, ka për qëllim të shkaktojë një konfuzion duke i ditur të gjitha sentimentet edhe disponimet”.

“Në Luginë të Preshevës situata është shumë e rëndë, dhe kjo qeveri e ka të njëjtin qëndrim sikur ato të mëhershmet, që janë diskriminuese e keqtrajtuese ndaj shqiptarëve dhe normal, në kuadër të emocioneve, do të del një numër i madh që do ta përkrah. Me gjithë atë, në këto momente në këto rrjedha aktuale nëpër të cilat po kalon rajoni, posaçërisht Kosova, kjo deklaratë ka qëllime destruktive”, tha Halimi. /lajmi.net/