UBT

Halimi: Rezultatet e Kurtit nuk shihen askund, as në ëndërr se kemi parë këtë stërkeqe të shtetit

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Zëdhënësja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Sibel Halimi ka thënë se Kosova vazhdon të jetë nën sanksione ndërsa Kryeministri Kurti i thotë vendeve të tjera se as nuk i shohin në ëndërr rezultatet e tij.

Në një postim në Facebook, Halimi thotë se rezultatet e Kurti nuk shihen askund.

Postimi i plotë:

Mobi Casa

Kosova nën sanksione, derisa kryeministri i vendit thotë që vendet e tjera s’i shohin as në ëndërr rezultatet e tij. Për të shkuar më tej, madje as edhe mediet nuk ia paraqesin rezultatet e qeverisjes së tij, duke pretenduar që nuk është duke i sponsorizuar ato.

Me qasje të tillë që na shfaqet si një realitet paralel, përpos të rrezikshme ndaj medieve, ky pushtet hermetik i mbyllur dhe skajshëm jotransparent, vazhdon fushatën linçuese ndaj përpjekjes së kujtdo, për të shpërfaqur paaftësi shembullore në qeverisje.Ne as në ëndërr nuk e kemi parë këtë stërkeqje të shtetit, për rezultatet as mos të flasim, ato as që shihen ndokund.

Tri vjet tallje, tensione e përplasje me aleatët, shndërrim i taksave të qytetarëve në lëmoshë në këmbim të votës dhe politika të rrezikshme nacionale?!Vërtetë edhe si ëndërr, frikësuese! Më shumë si një makth!