Halimi: PVD për herë të parë pjesë e pozitës në parlamentin serb
Kryetari i Partisë për Veprim Demokratik Riza Halimi ka deklaruar sot se partia e tij do të jetë pjesë e shumicës qeverisëse në parlamentin serbe, të cilën e ka vërtetuar edhe deputeti i vetëm shqiptar Fatmir Hasani i cili ka votuar për zgjedhjen e kryetares së kuvendit republikan Maja Gojkoviq.
Halimi ka thënë se PVD pret që për herë të parë të ketë deputetin e vet në parlament të jetë pjesë e pozitës e jo opozitës, por nuk pret edhe pjesmarrje direkte në qeveri por pjesmarrje në organet shtetërore, para së gjithash në trupin koordinues.
“Në bisedë me Aleksandar Vuçiqin ditën e mëkurë kemi cekur interesin tonë që të përmirësohet përfaqësimi i shqiptarëve në organet shtetërore dhe insitutucione, dhe në lidhje me këtë dhe sygjerimi që nëse qeveria ka qëndrim që trupi koordinues për Preshevë Bujanoc dhe Medvegjë edhe më tej duhet të funksionojë, atherë do të ishte mirë që një shqiptar ta drejtoj këtë trup” ka thënë Halimi.
“Në një far mënyre kjo është një shenjë se qeveria po ndryshon qëndrim, kjo qeveri po tregon se ka qasje më serioze për zgjidhjen e problemeve. Kemi pasë bisedime edhe me qeveritë e mëhershme, që ka drejtuar Partia Demorkatike, edhe në 2009 është arritur marrëveshja me OSBE dhe ministrinë e qeverisjes lokale për përfshirjen e shqiptarëve në punën e trupit Koordinues, por kjo asnjëherë nuk është realizuar” ka thënë Halimi. /presheva.com/


