Eko Higjiena

Halimi: Presheva me koalicion të gjerë, PVD-PDSH- LR PDSH dhe lista serbe?

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Kryetari Partisë për Veprim Demokratik, Riza Halimi është shprehur për mediat serbe në Beograd se koalicioni i partive serbe tani ka dy mandate në kuvendin komunal falë votës shqiptare.

“Është e sigurt se votat në njësinë zgjedhore numër 5, që lista serbe i ka marrë dhe ka kaluar pragun zgjedhorë kanë ardhur nga shqiptarët”, theksoi Halimi, transmeton Titulli.com.

Ai tha se PVD nuk ka asnjë komunikim me partitë tjera për formimin e koalicionit qeverisës por në bazë të numrit të këshilltarëve komunal ekzistojnë shumë mundësi.

“Po flitet se koalicionin do ta formojnë Alternativa për Ndryshim me 15 këshilltarë, Lëvizja për Reforma –PDSH 3 këshilltarë dhe Lista Serbe me 2 këshilltarë që është minimumi i domosdoshëm për shumicën parlamentare”, ka thënë Halimi.

Mobi Casa

Sipas tij nëse nuk mundë të formohet ky koalicion atëherë ekziston mundësia e një koalicioni të gjerë në të cilën do të jetë edhe PVD, shkruan Titulli.com.

Halimi vlerësoi se do të jetë i hapur për një koalicion të mundshëm PVD-PDSH- Lëvizja për Reforma-PDSH dhe dy këshilltarët e listës serbe të cilët përbëjnë shumicën me 22 mandate të këshilltarëve.

Kuvendi komunal i komunës së Preshevës përbëhet prej 38 këshilltarëve ndërsa koalicioni i përfolur APN-LR-PDSH dhe lista serbe përbënë një shumicë të zbehtë prej 20 këshilltarëve pa e llogaritur dhe 1 këshilltarë nga Bashkimi Demokratik i Luginës./Titulli.com/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.