United Hospital

Halimi përballë Drecun: Në Luginë situata më e rëndë se në vitet e 70’ta

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Kryetari i Komisionit Parlamentar për Kosovën Milovan Drecun dhe deputeti nga Presheva Riza Halimi, të mërkurën në mbrëmje kanë qenë pjesë e debatit televiziv ku kanë shkëmbyer mendime të ndryshme me gjendjen e shqiptarëve në Luginë të Preshevës.

Në studion e TV B92 në Beograd, Drecun ka thënë se plasaritjet mes serbëve dhe shqiptarëve duhet të mbyllen.

“Nuk është çështja se a munden serbët dhe shqiptarët të jetojnë në paqe, ky është kusht për ardhmëri, kusht i mbijetesës të njërës apo palës tjetër. Ne duhet që këtë plasaritje të fillojmë të mbyllim. Është i nevojshëm përcaktimi i përkushtueshëm i shqiptarëve që të ardhmen e tyre ta lidhin me Serbinë. Pa ndonjë moment destabilizimi. Ky do të mund të ishte një kontribut i madh për përmirësimin e situatës së përgjithshme në Kosovë dhe Metohi”, ka thënë Drecun.

Nga ana tjetër deputeti popullor Riza Halimi ka nënvizuar se askush nuk është i interesuar për destabilizim, mirëpo ka theksuar situatën e rëndë në Luginë të Preshevës.

United Hospital

“Askush ndoshta nuk është i interesuar për destabilizim, mirëpo për bashkëpunim duhet të ketë vullnet politik. Përfaqësuesit e shqiptarëve deri më tani por edhe në këto momente janë vetëm dekor politik. Ata duhet të inkuadrohen në procese politke, të paktën në nivel lokal”, tha Halimi, transmeton Titulli.com.

Ai theksoi se situata e përgjithshme në jug të Serbisë është e rëndë.

“Të drejtat e shqiptarëve janë në një nivel shumë më të ulët se sa në vitet e 70’ta dhe 80’ta të shekullit të kaluar, gjithnjë më pak zhvillim, kurse shkalla e papunësisë është rritë”, ka thënë Halimi duke shtuar se komunat me kapacitetin e tyre nuk mund vet të bëjnë diçka në aspektin e zhvillimit dhe se kanë nevojë për ndihmë nga shteti. /Titulli.com/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.