Halimi: Na trajtoni si Beogradi serbët e veriut!

I mirëpret deklaratat e zv/kryeministrit Hajredin Kuçi që edhe Lugina e Preshevës të jetë pjesë e bisedimeve në dialogun e ardhshëm politik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Thotë se për ta pasur një stabilitet afatgjatë duhet një standard unik për zgjidhjen e problemeve në veri të Kosovës dhe Luginë të Preshevës.
Në një intervistë për “Tribuna Shqiptare” deputet nga Lugina e Preshevës në Kuvendin e Serbisë, Riza Halimi, kërkon nga qeveria e Kosovës që ta shtojë përkujdesjen ndaj qytetarëve të Luginës, ashtu siç po vepron Serbia me qytetarët e saj në Kosovë.
“Ashtu siç kemi interesimin e qeverisë në Beogradit, e cila në forma me të ndryshime po përpiqet për zgjidhjen e problemit të serbëve në Kosovë, të njëjtin interesim dhe angazhim duhet ta ketë edhe Qeveria e Prishtinës për zgjidhjen e problemeve të shqiptarëve në Luginë të Preshevës. Pra duhet të këtë reciprocitet”, ka thënë Halimi. Halimi: Na trajtoni si Beogradi serbët e veriut!