Halimi: Kreu i pensionistëve po na plaçkit?
Gjilan – Halim Halimi pensionist është ankuar në të gjitha instancat për veprimet dhe keqpërdorimet e shumta siç thotë ai që po bëhen në Shoqatën e Pensionistëve të Gjilanit Jonuz Emini. Halimi tha se askush nuk jep llogari në këtë shoqatë sepse të gjithë janë argat dhe servil të Jonuz Eminit.
Janë përçarë edhe pensionistët e Gjilanit. Derisa më herët Jonuz Emini kryetar i Shoqatës së Pensionistëve të Gjilanit e kishte akuzuar për hajni Muharrem Bajrami kryetar i Pensionistëve dhe Invalidëve të Punës tani ka dalur edhe një pensionist me ndikim në Gjilan që flet hapur për keqpërdorimet e shumta që po i bënë Jonuz Emini.
Halim Halimi pensionist thotë për rajonipress se është i zhgënjyer me udhëheqjen aktuale të Shoqatës së Pensionistëve që udhëhiqet nga Jonuz Emini. “Ky kryetar i pensionistëve për shumë vite ka punuar vetëm për interesa të veta personale. Edhe Kuvendin e fundit ku fitojë pa kundër kandidatë e ka rregulluar siç ka dashur vet” thotë Halimi.
Halimi tha se të hyrat vjetore të Shoqatës së Pensionistëve arrijnë në 18600 euro. “Kjo shoqatë merr qera nga objektet e ndërtuara nga mundi i pensionistëve gjilanas kurse Jonuz Emini dhe Ramiz Bllaca ish kryetar i shoqatës e tani kryetar nderi paguhen nga 250 i pari e 80 euro i dyti, duke mos llogaritur këtu mëditjet e honorarët që marrin” .
Halimi thotë se Jonuz Emini është shndërruar në një agjent turistik dhe u merr të holla më tepër pensionistëve kur ata shkojnë në ekskursione në Shqipëri.”Në këtë shoqatë ka vend për hetime sepse kurrë nuk japin llogari sepse Jonuz Emini është keqpërdorues i mjeteve financiare. Ato i ndanë dhe i shpërndanë me vendim e pa vendim. Edhe pse ka ekzistuar Këshilli mbikëqyrës me qëllim të caktuar e ka pasivizuar” tha Halimi./rajonipress/


