Fundamenti

Halimi: Karton të kuq për APN-në e Shqiprim Arifit, Mustafa po ngutet me deklarata

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Kryetari i Partisë për Veprim Demokratik, Riza Halimi përmes një deklarate për media ka thënë se përjashtohet mundësia e bashkëpunimit me APN – në e Shqiprim Arifit ndërsa ka vlerësuar se deklarata e kryetarit të PDSH – së, Ragmi Mustafa është e ngutshme.

DEKLARATË e kryetarit të Partisë për Veprim Demokratik:

Në portalin “Titulli” është dhënë vetëm një pjesë e deklaratës që ia kam dhënë agjensionit “Beta” që mjerisht e ka ndrruar esencën e paraqitjes time.

Në pjesën më të madhe të deklaratës e kam sqaruar fenomenin absurd të sigurimit të 41 votave për listën serbe në vendvotimin nr. 5 ku kanë votuar vetëm votuesit shqiptarë.

Ashtu si në deklaratën e djeshme të Këshillit për informim të PVD – së me këtë rast kam sqaruar se këto vota për listën serbe i kanë siguruar aktivistët e APN – së, sepse kjo parti ka obligim ndaj SNS – it, kur dihet se Qeveria serbe ia mundësoi monopolin absolut në përbërjen e organit të përkohshëm. Me thyerje drastike të Kushtetutës dhe ligjit përkatës Qeveria serbe e dominuar nga SNS – i i Vuçiqit, kryetarit dhe nënkryetarit të APN – së dhe kryetarit të degës së SNS – it i mundësoi monopolin në keqpërdorime drastike të buxhetit komunal në funksion të fushatës zgjedhore të APN – së dhe listës serbe.

Andaj edhe lidhur me koalicionin paszgjedhor kam paraqitur mendimin se, në bazë të bashkëpunimit të deritanishëm të APN – së me SNS – in në organin e dhunshëm si dhe në bazë të marrëveshjes parimore në mes të APN – së dhe LR PDSH – së, është e qartë se mundet me u sigurue shumica prej 20 këshilltarëve.

KKVITI

Në vazhdim është e saktë se kam deklaruar që pas përfundimit të zgjedhjeve PVD nuk ka asnjë kontakt me subjektet tjera lidhur me koalicionin e mundshëm qeverisës, mirëpo njëkohësisht nuk është e saktë se kam deklaruar se ekzistojnë shumë mundësi për ndërtimin e koalicionit qeverisës.

Kur dihet qëndrimi parazgjedhor i PVD – së se përjashtohet mundësia e bashkëpunimit me APN – në e Shqiprim Arifit, me këtë rast kam deklaruar se ekziston edhe mundësia e formimit të koalicionit tjetër më të gjerë, por pa APN.

Natyrisht kjo deklaratë i paraqet qëndrimet e mija, ndërsa qëndrimet e kryesisë dhe organeve tjera më të larta të Partisë për Veprim Demokratik do të sigurohen në ditët në vijim.
Vlerësoj se deklarata e kryetarit të PDSH – së, Ragmi Mustafa, është e ngutshme sepse edhe ai vet deklaron se ende nuk ka kontakte zyrtare lidhur me këtë temë.

Preshevë, 30.01.2018
Kryetari i Partisë për Veprim Demokratik

Riza HALIMI