United Hospital

Halimi: Jemi peng të raporteve jonormale Kosovë – Serbi!

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kryetari i PVD, Riza Halimi, ka marrë pjesë në takimin e raportuesit të Parlamentit Evropian, David McAllister, dhe shefit të Delegacionit të Unionit Evropian në Serbi, Michael Davenport, me udhëheqësit e grupeve parlamentare opozitare në Parlamentin e Republikës së Serbisë.

Halimi foli për problemet aktuale me të cilat ballafaqohen shqiptarët e Luginës së Preshevës, duke potencuar se shqiptarët në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë, si dhe shqiptarët që jetojnë në Beograd dhe qendrat tjera në Serbi, janë peng i raporteve jonormale në mes të Serbisë dhe Kosovës.

Sipas tij, shumë probleme të ndjeshme jetësore po mbeten të pazgjidhura për shkak të mosinteresimit dhe mos gadishmërisë së qeverisë aktuale serbe për ta realizuar programin e delegacionit të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, të cilin e kishte pranuar qeveria e mëparshme në qershorin e vitit 2013.

Fundamenti

“As për temën e parë, mbrojtja shëndetësore dhe sociale, e shqyrtuar me ministren e Shëndetësisë në tetor 2013, nuk u arrit asnjë rezultat konkret. Andaj, edhe më tutje mbetet i mbyllur materniteti për të cilin Unioni Evropian ka investuar 250 mijë euro”, thuhet në kumtesë.

Halimi theksoi se problem akut në Serbi është mos zbatimi i ligjeve të aprovuara si dhe marrëveshjeve të arritura, siç është rasti me Marrëveshjen e Brukselit për njohjen e diplomave të universiteteve të Kosovës.

Në këtë takim, raportuesi i Parlamentit Evropian theksoi se në projekt-rezolutën e parë që ia ka dorëzuar Parlamentit Evropian, janë paraqitur 222 amendamente. Gjatë marsit ai do të paraqes versionin e harmonizuar për të cilën do të deklarohen euro-parlamentarët.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.