UBT

Halimi i quan pallavra deklaratat se me bojkot bashkohet Lugina e Preshevës me Kosovën

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Kryetari i PVD-së Riza Halimi ka thënë se që prej zgjedhjeve të 16 marsit 2014 ku partia e tij fitoj dy deputetë në Kuvendin e Serbisë, janë rritur sulmet dhe deklaratat agresive të udhëheqësve të pushteteve lokale në Preshevë dhe Bujanoc.

Madje, ai i quajti pallavra deklaratat se me bojkot bashkohet Lugina me Kosovën.

“Fitoren e dy deputetëve e kanë përshëndetur jo vetme Prishtina dhe Tirana por edhe miqtë tanë ndërkombëtar, misionet diplomatike botërore në Beograd, si SHBA, BE, OSBE, Zvicra. Janë ato pallavra se me bojkot e bashkojnë Luginën e Preshevës me Kosovën. Përkundrazi me bojkot largohet Lugina nga Kosova. Me deputet dhe institucione zyrtare Lugina afrohet me Kosovë” ka deklaruar Halimi për agjencinë “Presheva jonë”.

Eco Higjiena

Me tutje Halimi ka thënë se opinioni në Luginë të Preshevës e ka plotësisht të qartë se kryetarët aktual të komunave në Preshevë dhe Bujanoc e fituan monopolin në udhëheqjen e pushteteve lokale, jo vetëm me anë të vjedhjeve zgjedhore por edhe me premtime të rrejshme se me anë të bojkotit të zgjedhjeve parlamentare do ta bashkojnë Luginën e Preshevës me Kosovë.

“Deklaratat bajate se udhëheqësit e pushteteve lokale nuk do t’i pranojnë deputetët e zgjedhur me 16 mars në fakt janë vazhdimësi e deklaratave të dhëna edhe pas zgjedhjeve të deritanishme parlamentare. Mirëpo kësaj radhe retorika mohuese e bojkotuesve është shumëfish më agresive dhe është e qartë se reagimet e pakontrolluara të udhëheqësve komunal janë rezultat i mesazhit të qartë që iu dërgua atyre nga zgjedhjet e fundit, kur elektorati shqiptarë u deklarua se nuk do të ketë më tolerancë për manipulimet e bojkotuesve”, ka thënë ai, transmeton Indeksonline.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.