FIDANISHTJA

Halimi huazohet në Frankfurt

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Mesfushori i talentuar kosovar, Besar Halimi, ditë më parë nënshkroi kontratë katër vjeçare me skuadrën e njohur gjermane Mainz 05. Por vetëm disa ditë më pas, ylli i Përfaqësueses së Kosovës, Besar Halimi, ka kompletuar transfeirmin në Bundesliga 2.

Ka qenë vetë lojtari së bashku me babain e tij dhe klubin që kanë vendosur për një gjë të tillë, që të huazhet në FSV Frankfurt për një vit që të fitoj përvojë më të madhe.

Ai është rikthyer në qytetin e lindjes, pasi është lindur në Frankfurt dhe ka prejadhje nga qyteti i Gjilanit në Kosovë.

“Jemi të lumtur që e kemi në mesin tonë një lojtar të talentuar siç është Besar Halimi. Ai do të na ndihmojë shumë për objektivat tona dhe do të përmirësohet edhe më shumë për të luajtur në Bundesligë”, tha trajneri i FSV Frankfurt, Tomas Oral, transmeton Telegrafi.

FIDANISHTJA

Ndërkohë drejtori sportiv i klubit tha se e ka ndjekur Halimin që një kohë të gjatë.

“E kam ndjekur që një kohë, por në stinorin e fundit ai më ka bindur për aftësitë e tij që ka. Tani me ardhjen e Halimit jemi të përfocuar 100%”, tha Clemens Kruger.

Kujtojmë që Halimi është huazuar për një stinor në FSV Frankfurt, ndërsa më 30 qershor të vitit 2016 do të kthehet në Mainz 05. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.