FITORJA

Halimi e LDK-së: Bashkë me policët e suspenduar duhet të shkojë edhe ministri Sveçla

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Zëdhënësja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sibel Halimi, ka kërkuar dorëheqjen e ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, për vrasjen makabre të 35-vjeçares në oborrin e Gjinekologjisë në QKUK.

Teksa ka përshëndetur lajmin për suspendimin e zyrtarëve policorë të cilët dyshohen se nuk e kanë kryer detyrën në këtë rast, Halimi ka thënë se bashkë me ta duhet të shkojë edhe eprori i tyre.

Kjo sipas saj, duhet të ndodh së paku si akt moral, nëse jo për arsye tjetër.

“Zinxhiri i shkarkimeve duhet të shkoj deri në fund. Është padyshim lajm i mirë suspendimi i zyrtarëve policorë që nuk e kryen detyrën, zbatimin e urdhrit të mbrojtjes për gruan e ekzekutuar mizorisht në oborrin e QKUK-së”.

FIDANISHTJA

“Mirëpo kjo nuk mjafton. Bashkë me ta, duhet të shkojë edhe eprori i tyre, Ministri i Brendshëm. Kjo duhet të ndodh së paku si akt moral, nëse jo për tjetër”, ka shkruar zëdhënësja e LDK-së në Facebook.

Tutje, ka thënë se gruaja që u privua nga jeta bashkë me foshnjën e saj, ishte e shtrirë në një institucion publik shëndetësor, i cili ka dështuar ta mbrojë.

“Pra, ishte nën përkujdesjen e shtetit që dështoi ta mbronte atë. Ky dështim i pafalshëm dhe me pasoja fatale, nuk mund të kalojë me disa dorëheqje në fundin e zinxhirit komandues, pa ndodhur ato edhe në krye të tij”, ka përfunduar Halimi.

Ndryshe, të shtunën, ministri Sveçla njoftoi se katër zyrtarë policorë janë suspenduar nën dyshimin për “keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “falsifikim të dokumentit zyrtar”, në rastin e 35-vjeçares që u vra nga bashkëshorti me të cilin ishte në proces të ndarjes. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.