UBT

Halimi e Kamberi bashkë me opozitën kërkojnë shkarkimin e kryetarit Nikolliq

/ 2 minuta lexim
HW

Deputetët Shqiptarë në Parlamentin qendrorë në kuadër të grupit parlamentarë SDA – PVD pas paraqitjes së Propozim Rezolutës për zgjidhjen e statusit të pakicave nacionale në Republikën e Serbisë iu bashkangjitën grupeve tjera parlamentare opozitare për inicimin e procedurave për shkarkimin e kryetarit të Republikës së Serbisë Tomisllav Nikolliq.

Kjo iniciativë është ndërmarrë për shkak të deklaratave të tij publike me të cilat ishte ushtruar presion mbi prokurorinë speciale e cila kishte paralajmëruar aktakuzën për procesuimin e krimeve të luftës të kryera në Kosovë nga njësi të caktuara të ushtrisë serbe të paraqitura në raportin e Fondit Humanitar nga Beogradi.

Në arsyetimin e kësaj rezolute deputetët nga Sanxhaku dhe Lugina e Preshevës i shtuan edhe momentet specifike për krimet e kryera në këto rajone ndaj Boshnjakëve dhe Shqiptarëve të cilat ende nuk janë zbardhur dhe kriminelët ende nuk kanë marrë denimet përkatëse.

FIDANISHTJA

Në kumtesën e Partisë për Veprim Demokratik që e transmeton portali Titulli.com, gjithashtu theksohet se deputetët Sulejman Uglanin, anëtarë dhe Shaip Kamberi, zëvendës anëtarë të Këshillit për të drejtat e pakicave dhe të drejtat e njeriut, në bazë të vendimit të grupit parlamentarë SDA – PVD janë tërhequr nga ky Këshill për shkak të pakënaqësisë nga rezultatet e dobëta të deritanishme dhe për shkak të mungesës së gatishmërisë për përpilimin e strategjisë me të cilën do të rregullohej statusi adekuat i pakicave nacionale.

“Në kuadër të diskutimit lidhur me miratimin e marrëveshjes për hapjen e kalimeve të reja kufitare me Rumaninë, deputeti Halimi përkujtoi ministrin e punëve të brendshme Stefanoviq me obligimin që e ka qeveria serbe për hapjen e kalimeve kufitare me Maqedoninë në bazë të vendimit të qeverisë federative të vitit 2005. Posaçërisht me këtë rast u elaborua domosdoshmëria që sa më shpejtë të hapet kalimi kufitarë në relacionin Miratoc – Llojan që do të përmirësonte dukshëm qarkullimin e lirë të qytetarëve në Luginë të Preshevës”, thuhet në kumtesë. /Titulli.com/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.