FITORJA

Halimi, Daçiçit :Të zbulohen vrasjet në Luginë dhe të ndalet propaganda ndaj shqiptarëve

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kryeministri serb Ivica Daçiç tha sot se Ministria e Brendshme ka informuar se vrasësi i policit serb Goran Djordjevic gjenden në Kosovë dhe se policia është duke punuar intensivisht në lidhje me një bandë nga Luginën e Preshevës të lidhur në krimin e organizuar, ka njoftuar Tanjug, transmeton agjencia e lajmeve “Presheva jonë”.

Edhe Dacic e konfirmon se vrasësi i policit serb në Bujanoc fshihet në Kosovë.

Duke u përgjigjur në pyetjen e deputeti Luginës së Preshevës Riza Halimi , mbi rastin e oficerit serb Goran Gjorgjeviq të vrarë më 21 tetor në Tërnoc të Madhë, Daçiç tha se “përkrahet ideja e z. Halimi se me hetuesitë duhet të shkohet deri në fund, duke hedhur në dritë deri në zbulimin e personit, kështu do të eliminoheshin ndasitë apo tensionimet ndëretnike dhe padyshim për të ruajtur besimin mes njerëzve në jug të Serbisë…”

GRANDEMALL

Daçiç tha se qeveria serbe miratoi konkluzionet mbi propozimin e Kryetarit të Trupit Koordinues për jug të Serbisë , Zoran Stankoviç , në rastin e tri komunat në jug të Serbisë ( Preshevë , Bujanoc dhe Medvegjë duke vënë në dukje se shqiptarët nga Lugina e Preshevës duhet të integrohen në shoqërinë serbe e cila është shumë e rëndësishme për perspektivën e Serbisë .

Tërnoci i madh me 7 mijë banorë, na qenka me “6 mijë kontrabandistë droge” ?!
Kryeministri serb në vazhdim ka pohuar se Serbia duhet të vazhdojnë të punojnë për të goditur bandat e krimeve dhe se qeveria është e gatshme për bisedime dhe marrëveshje. “Në çdo rast , për të shmangur dhunën, për të qetësuar situatën duhet goditur krimin e organizuar në këtë pjesë të rajonit..” tha Daçiç .

Po ashtu Halimi ka kërkuar që të ndalet propagande e disa mediave serbe duke prezantuar imazhe të rrejshme kundër shqiptareve në Luginë, sidomos me rastin fshatit Tërnoci i Madh duke shkruar se atje mund të gjendet “me ton drogë” duke përkujtuar se në këtë fshat prej rreth 7,000 banorësh paska “më shumë se 6.000 kontrabandistë të drogës. ” ?!

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.