ARKATANA

Halimi: Askush nuk është i interesuar që të destabilizohet Lugina

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Deputeti popullor dhe kryetari i PVD-së ka deklaruar sot se nuk ekziston rreziku që të përhapet konflikti i Maqedonisë në komunën e Preshevës, në Serbinë qendrore.

“Mundësia që një individ apo një grupacion i vogël që të shkaktojnë incidente gjithmonë ekziston, por askush nuk mund të konfirmojë se ekziston mundësia që ajo të jetë e një shkalle më të madhe apo të përsëritet ngjarja që kemi pasur në vitin 2000/2001. Një rrezik i tillë në këtë moment nuk është real pasi nuk ka atmosferë të tillë” ka thënë Halimi.

Fundamenti

Halimi ka thënë se konflikti i armatosur në Kumanovë është “ekzagjeruar dhe predramatizuar pa bazë që kjo ngjarje do të përhapet edhe në Luginë të Preshevës”. “Nuk mund të jepen deklarata që diçka dramatike (si konflikti në Kumanovë” mund të ndodh edhe këtu, edhe pse jemi shumë afër. Gjithmonë ekziston mundësia që një grup mund të krijoj ndonjë incident, por atmosfera në shoqëri është krejt ndryshe me atë të vitit 2000″ ka thënë Halimi.

Deputeti Halimi ka thënë se “është i bindur që realisht askush nuk është i interesuar që në këtë regjion të ketë destabilizim të madh si dhe nuk ka bazë për të ndodhë incidente të rënda të armatosura”. “Askush nuk mund të thotë se çfarë në të vërtetë ndodhi në Maqedoni deri sa të presim rezultatet e para të hetimit nga Maqedonia” ka përfunduar Halimi. /BujanociNet